[{"name":"Scheherazade","registration":"Malajzi","length":"142 metra","construction_cost":"700 milionë dollarë","notable_features":"Pishina shërben edhe si pistë vallëzimi","last_known_location":"Marina di Karrara, Itali","last_known_coords":{"latitude":44.035968,"longitude":10.043826},"disposition":"Autoritetet italiane urdhëruan sekuestrimin në maj të vitit 2022","backstory":"Kur u bllokua nga autoritetet italiane në maj të vitit 2022, avokatët e Khudainatovit argumentuan se jahti ishte i tij dhe se zotërohej nga një kompani në Ishujt Marshall, e quajtur Bielor Asset Ltd, e kontrolluar prej tij. Aktivistë të grupit të Aleksei Navalnyt, i cili luftonte kundër korrupsionit, identifikuan disa anëtarë të ekuipazhit të Scheherazade-s si oficerë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes të Rusisë, përgjegjës për sigurinë e presidentit Vladimir Putin. Pjesërisht për këtë arsye, aktivistët pretenduan se pronari përfundimtar i jahtit ishte Putin. Dekreti italian që urdhëronte sekuestrimin e jahtit “theksoi praninë e lidhjeve të rëndësishme ekonomike dhe të biznesit” midis pronarit të jahtit dhe “elementeve të spikatura të qeverisë ruse”.","photo":"https://gdb.rferl.org/3bd6cb3a-d900-4f05-eb40-08df13afe2a0_w1200_r0.jpg","photo_credit":"Planet (16 prill 2026)","owner":["78621f49-986a-42e5-847c-ae83a6e6534c"],"country_code":"my","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/00d7c833-a8b9-48de-a36b-99037de4df07-fdc3606e.png"}],"id":"00d7c833-a8b9-48de-a36b-99037de4df07","number":4},{"name":"Tango","registration":"Ishujt Kuk","length":"78 metra","construction_cost":"90 milionë dollarë","notable_features":"Kinema në ambient të hapur në kuvertë","last_known_location":"Pallma de Majorka, Spanjë","last_known_coords":{"latitude":39.572657,"longitude":2.656846},"disposition":"U sekuestrua nga autoritetet spanjolle në prill të vitit 2022","backstory":"Sipas autoriteteve amerikane, që nga blerja e jahtit Tango në vitin 2011, Vekselberg dyshohet se ka përdorur kompani guaskë për të fshehur pronësinë e tij mbi jahtin. Ai u sanksionua fillimisht nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në vitin 2018 për lidhjet e dyshuara të ngushta me Kremlinin, dhe më pas përsëri pas pushtimit të Ukrainës.","photo":"https://gdb.rferl.org/08530000-0a00-0242-4347-08dafbb44c63_w1200_r0.jpg","photo_credit":"Reuters","owner":["fa1883f7-624a-4dd3-8d90-34d8d8f99b52"],"country_code":"ck","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/27b9462a-26c1-4793-afd4-e26cd9a43143-a17e7341.png"}],"id":"27b9462a-26c1-4793-afd4-e26cd9a43143","number":16},{"name":"Crescent","registration":"Ishujt Kajman","length":"135 metra","construction_cost":"600 milionë dollarë","notable_features":"Atrium dykatësh xhami; hangar që tërhiqet për helikopter; pishinë me fund xhami","last_known_location":"Tarragona, Spanjë","last_known_coords":{"latitude":41.118839,"longitude":1.244944},"disposition":"U sekuestrua nga autoritetet spanjolle në mars të vitit 2022","backstory":"Crescent, një nga jahtet luksoze më të mëdha në botë me motor, u sekuestrua pas vendosjes së sanksioneve të BE-së në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Autoritetet pretendojnë se jahti i përket Sechinit. Megjithatë, Eduard Khudainatov - ish-drejtues i Rosneft-it - pretendon se është pronari i Crescent-it, ashtu siç kishte pretenduar pa sukses edhe në rastin e Amadea-s, e sekuestruar nga autoritetet amerikane.","photo":"https://gdb.rferl.org/02220000-0aff-0242-9a1b-08da0829f530_w1200_r0.jpg","photo_credit":"Reuters/Albert Gea","owner":["6c5966f5-e634-4ae6-8d47-b75e59527590"],"country_code":"ky","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/4f9da813-fc9f-478b-9621-e1a77332d41f-7a9b84ec.png"}],"id":"4f9da813-fc9f-478b-9621-e1a77332d41f","number":19},{"name":"Lena","registration":"Ishujt e Virgjër Britanikë","length":"38 metra","construction_cost":"55 milionë dollarë","notable_features":"Tarraca anësore të palosshme, që zgjerojnë sipërfaqen e përdorshme të kuvertës mbi ujë; dyer ngritëse në formë krahësh pulëbardhe","last_known_location":"Sanremo, Itali","last_known_coords":{"latitude":43.815967,"longitude":7.776057},"disposition":"U sekuestrua nga autoritetet italiane në mars të vitit 2022, në kuadër të sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së","backstory":"Timchenko, i konsideruar si një nga njerëzit më të besuar të Putinit, besohet gjithashtu të jetë një nga njerëzit më të pasur të Rusisë. Nuk ka asnjë të dhënë publike se ai e ka kundërshtuar sekuestrimin e jahtit.","photo":"https://gdb.rferl.org/7a010db6-dab8-464b-2829-08df3ee80755_w1200_r0.png","photo_credit":"Google/Airbus","owner":["6a598f05-e6de-46db-bc54-a7b1115ba43b"],"country_code":"vg","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/5999bd39-3491-4565-b2d5-a75c109e2f92-ccb9c35e.png"}],"id":"5999bd39-3491-4565-b2d5-a75c109e2f92","number":7},{"name":"Lady M","registration":"Ishujt Kajman","length":"65 metra","construction_cost":"27 milionë dollarë (vlerësim); 65 milionë dollarë","notable_features":"Platformë për helikopterë; pishinë me mbulesë që tërhiqet; xhakuzi me ujë të ëmbël; gdhendje të shumta figurash macesh (që, sipas raportimeve, i kishte kërkuar bashkëshortja e Mordashovit)","last_known_location":"Imperia, Itali","last_known_coords":{"latitude":43.889686,"longitude":8.039527},"disposition":"U sekuestrua nga qeveria italiane në maj të vitit 2022","backstory":"Mordashov - i renditur si njeriu më i pasur i Rusisë - ka argumentuar se jahti i ndërtuar në SHBA, më i vogli nga dy jahtet e tij luksoze me motor, në të vërtetë është në pronësi të një kompanie të kontrolluar nga bashkëshortja e tij. Një gjykatë italiane e ka rrëzuar këtë pretendim. (Jahti më i madh, Nord, me vlerë 500 milionë dollarë, u pa për herë të fundit nga gjurmuesit detarë në Gjirin Persik në prill, duke udhëtuar nga Omani drejt Dubait).","photo":"https://gdb.rferl.org/028d0000-0aff-0242-93b4-08da10af93f2_w1200_r0.jpg","photo_credit":"Andrea Bernardi (AFP)","owner":["1b40cf88-1c23-4a43-a520-1deac975df19"],"country_code":"ky","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/5a1788d9-b864-412e-b651-72e53832a686-0d1a899e.png"}],"id":"5a1788d9-b864-412e-b651-72e53832a686","number":5},{"name":"Sailing Yacht A","registration":"Sierra Leone","length":"143 metra","construction_cost":"593 milionë dollarë","notable_features":"Tri direkë rrotullues prej karboni, që thuhet se janë më të lartët në botë; kabinë xhami për vëzhgim nën ujë","last_known_location":"Trieste, Itali","last_known_coords":{"latitude":45.689482,"longitude":13.783307},"disposition":"U sekuestrua me urdhër të një gjykate italiane në vitin 2022, mbahet nën mbikëqyrjen italiane","backstory":"Sailing Yacht A u sekuestrua nga autoritetet italiane ndërsa ishte ankoruar në Trieste, në mars të vitit 2022, disa javë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Pasi Bashkimi Evropian e sanksionoi Melnichenkon për shkak të lidhjeve të ngushta që, sipas BE-së, kishte me Kremlinin, raportohet se ai u tërhoq nga dy kompanitë prej të cilave kishte krijuar pasurinë - EuroChem Group dhe SUEK - disa ditë para sekuestrimit. Ai e apeloi ndalimin e jahtit dhe sanksionet më të gjera kundër tij, duke pretenduar se jahti dhe asetet e tjera i përkisnin bashkëshortes së tij. Por, një gjykatë e BE-së vendosi praktikisht kundër tij. Për herë të fundit, jahti u pa duke lundruar për disa orë në Adriatik, përpara se të kthehej në Trieste, në atë që u përshkrua si një udhëtim për mirëmbajtje. Sipas raportimeve, më 17 nëntor jahti pritet të largohet nga Trieste dhe të zhvendoset në një port tjetër të Adriatikut për mirëmbajtje.","photo":"https://gdb.rferl.org/4f3de57d-39b0-43fe-4e89-08df13aec0bb_w1200_r0.jpg","photo_credit":"Planet","owner":["000c8e95-04ea-49bc-a9f4-50d1fba92076"],"country_code":"sl","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/8419c7ba-5a31-4b9f-a165-942b8f8a64c4-0a6b2f6a.png"}],"id":"8419c7ba-5a31-4b9f-a165-942b8f8a64c4","number":2},{"name":"Amadea","registration":"Ishujt Kajman","length":"106 metra","construction_cost":"325 milionë dollarë","notable_features":"Platformë për helikopterë; pishinë; xhakuzi; një “kopsht dimëror mahnitës në kuvertë”","last_known_location":"San Diego, Kaliforni","last_known_coords":{"latitude":32.715738,"longitude":-117.161084},"disposition":"U sanksionua dhe u sekuestrua nga autoritetet amerikane në vitin 2022; u shit në ankand për 187 milionë dollarë në vitin 2026 te një magnat i pasurive të paluajtshme nga Dubai","backstory":"Amadea ishte në qendër të një beteje ligjore disavjeçare dhe të ashpër për të përcaktuar se kush ishte pronari i saj i vërtetë. Kur u sekuestrua në Fixhi, në vitin 2022, me një urdhër amerikan, autoritetet e SHBA-së këmbëngulën se jahti i përkiste Kerimovit, një miliarder me lidhje politike, ndaj të cilit ishin vendosur sanksione në vitin 2018 si përgjigje ndaj “veprimtarisë keqdashëse të Rusisë në mbarë botën”. Avokatët e Eduard Khudainatovit, ish-drejtues i lartë i Rosneft-it, argumentuan se ai ishte pronari i vërtetë dhe se rasti i qeverisë amerikane ishte i pabazuar. Në vitin 2025, një gjykatës amerikan vendosi në favor të prokurorëve dhe urdhëroi shitjen e jahtit në ankand. Në fillim të këtij viti, Amadea thuhet se u shit me një çmim shumë më të ulët se vlera e saj te një magnat i pasurive të paluajtshme nga Dubai, i cili ka lidhje biznesi me presidentin amerikan, Donald Trump.","photo":"https://gdb.rferl.org/c242ac20-eb2d-4f15-1575-08df407f9918_w1200_r0.jpg","photo_credit":"Roja Bregdetare e SHBA-së","owner":["bb029b5b-e504-44b9-9b63-16b9c455da84"],"country_code":"ky","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/875c09c2-a303-4003-a01b-e5c83a1c7195-0d233719.png"}],"id":"875c09c2-a303-4003-a01b-e5c83a1c7195","number":17},{"name":"Dilbar","registration":"Ishujt Kajman","length":"156 metra","construction_cost":"600-800 milionë dollarë","notable_features":"Pishina më e madhe e brendshme në një jaht; dy platforma për helikopterë","last_known_location":"Hamburg, Gjermani","last_known_coords":{"latitude":53.548828,"longitude":9.98717},"disposition":"U sekuestrua nga policia gjermane në mars të vitit 2022","backstory":"Dilbar u sekuestrua nga autoritetet gjermane ndërsa po kryheshin punime mirëmbajtjeje dhe riparimi në Hamburg. Departamenti i Thesarit i SHBA-së e identifikoi Usmanovin si pronar. Megjithatë, sanksionet e BE-së, të shpallura pak më vonë, përcaktonin se pronarja përfundimtare e jahtit ishte në të vërtetë motra e Usmanovit, Gulbahor Ismailova, e cila e zotëronte atë përmes kompanive guaskë dhe trusteve. Më vonë, edhe SHBA-ja vendosi sanksione të ngjashme ndaj këtyre trusteve. Në qershor të vitit 2026, një gjykatë gjermane hoqi sanksionet e BE-së që preknin jahtin, duke përmendur pikëpyetjet mbi pronësinë e trustit kryesor. Tre muaj më vonë, në shtator, BE-ja hoqi zyrtarisht sanksionet ndaj Usmanovit.","photo":"https://gdb.rferl.org/049b0000-0aff-0242-5bde-08da12ef4462_w1200_r0.jpg","photo_credit":"Reuters/Eric Gaillard","owner":["4773d242-0ad7-4df9-b2cf-b400e5b3b706"],"country_code":"ky","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/b4a441dd-39e2-4831-a767-5b7870479e74-87e56957.png"}],"id":"b4a441dd-39e2-4831-a767-5b7870479e74","number":10},{"name":"Amore Vero","registration":"Malajzi","length":"86 metra","construction_cost":"134 milionë dollarë","notable_features":"Pishinë me mbulesë që tërhiqet, e cila shërben edhe si platformë për helikopterë","last_known_location":"Antibes, Francë","last_known_coords":{"latitude":43.580418,"longitude":7.125102},"disposition":"U sekuestrua nga autoritetet doganore franceze më 2 mars 2022","backstory":"Më parë i quajtur St. Princess Olga, sipas bashkëshortes së dytë të Sechinit, jahtit iu ndryshua emri pas divorcit të tyre. Në javët pas pushtimit të Ukrainës, jahti ishte ankoruar në La Ciotat për riparime, por autoritetet franceze e sekuestruan para se të nisej. Sechin u sanksionua për herë të parë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në vitin 2014, pas zaptimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Britania e sanksionoi Sechinin pas pushtimit të vitit 2022.","photo":"https://gdb.rferl.org/08640000-0a00-0242-3260-08d9fd16eccf_w1200_r0.jpg","photo_credit":"AFP/Nicolas Tucat","owner":["6c5966f5-e634-4ae6-8d47-b75e59527590"],"country_code":"my","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/e5ef139d-cade-49bd-8c09-0c62b94733b5-159ce6a7.png"}],"id":"e5ef139d-cade-49bd-8c09-0c62b94733b5","number":15},{"name":"Luminosity","registration":"Ishujt Kajman","length":"108 metra","construction_cost":"292 milionë dollarë","notable_features":"Ashensor xhami; hamam; dy platforma për helikopterë","last_known_location":"Tivat, Mali i Zi","last_known_coords":{"latitude":42.43179,"longitude":18.698975},"disposition":"U sekuestrua nga autoritetet malazeze në mars të vitit 2022","backstory":"Sipas revistave të specializuara të tregtisë, Guriyev e bleu jahtin me çmim të reduktuar në fillim të vitit 2022, por ai u sekuestrua pak më vonë në bazë të sanksioneve të BE-së. Dy vjet më pas, Mali i Zi u përpoq ta shiste jahtin për 135 milionë euro, por shitja u bllokua përfundimisht. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale nga Benetti Yachts, kompania që e ndërtoi, jahti vazhdon të qëndrojë i braktisur në Porto Montenegro, në Tivat.","photo":"https://gdb.rferl.org/92793ef9-8859-4cdc-285d-08df3ee80755_w1200_r0.jpeg","photo_credit":"Planet (20 korrik 2026)","owner":["49aa0c49-3538-4c98-98a8-a3a1c6687b1b"],"country_code":"ky","diagram":[{"file":"projects/26/11/yacht-spotting/record-media/fbeb2248-09ad-47bc-aa42-040ad031f284-58c85879.png"}],"id":"fbeb2248-09ad-47bc-aa42-040ad031f284","number":18}]